Shekulli 20 pa një numër shumë të madh të zbulimeve të reja në lidhje me fenomenet qiellore në gjithësi. Një nga këto subjekte, e cila është hasur tek në kohët e fundit, është Vrima e Zezë. Këto formohen kur një yll që i ka konsumuar të gjithë karburantin shkatërrohet në vetvete, duke u kthyer përfundimisht në një vrimë të zezë me dendësi infinite dhe zero vëllim si dhe me një fushë magnetike jashtëzakonisht të fuqishme.Ne jemi të paaftë të shohim vrimat e zeza edhe me teleskopë të fuqishëm, sepse tërheqja e tyre gravitacionale është aq e fortë sa që drita nuk është në gjendje të shpëtoj prej tyre. Megjithatë, një yll i tillë i shembur mund të perceptohet me anë të efektit që ka në zonën përreth. Në Suren Ëakia, Allahu tërheq vëmendjen e kësaj çështje në këtë mënyrë, duke u betuar në pozicionin e yjeve:

“Betohem në shuarjen (perëndimin) e yjeve. E ai është betim i madh, sikur ta dini!” (Kur’an, 56:75-76)

Termi “vrimë e zezë” u përdor për herë të parë në vitin 1969 nga fizikanti Amerikan John Ëheeler. Më parë ne imagjinonim se ishim në gjendje t’i shohim të gjitha yjet. Mirëpo, më vonë doli se ka yje në gjithësi, dritën e të cilave nuk jemi në gjendje ta perceptojmë. Sepse drita e këtyre yjeve të shkatërruara zhduket. Drita nuk mund t’i shpëtoj vrimës së zezë sepse ajo është një koncentrim aq i lartë i masës në një hapësirë të vogël. Graviteti tepër i madh kap edhe grimcat më të shpejta, dmth fotonet. Për shembull, faza e fundit e një ylli të zakonshëm, tri herë më i madh se Dielli, përfundon pasi shuarjes dhe implodimit të tij si një vrimë e zezë prej vetëm 20 kilometra në diametër! Vrimat e zeza janë “të zeza”, dmth të fshehura nga vëzhgimi i drejtpërdrejtë. Ato megjithatë zbulojnë veten në mënyrë të tërthortë me thithjen e madhe që ushtron forca e tyre gravitacionale në organet e tjera qiellore. Përveç përshkrimit të Ditës së Gjykimit, ajeti i mëposhtëm mund të jetë duke përmendur këtë zbulim shkencor në lidhje me vrimat e zeza:

“Kur yjet të shuhen,” (Kur’an, 77:8)

Për më tepër, yjet me masë të madhe gjithashtu shkaktojnë perceptimin e deformimeve në gjithësi. Vrimat e zeza, megjithatë, jo vetëm që shkaktojnë defromime në gjithësi por gjithashtu hapin vrima në të. Kjo është arsyeja pse këto yje të shkatërruara janë të njohura si vrima të zeza. Ky fakt për yjet mund të jetë përmendur në ajet, dhe kjo është edhe një tjetër pjesë e rëndësishme informacioni që vërteton se Kur’ani është Fjala e Allahut:

“Pasha qiellin dhe yllin ndriçues (të natës)! E ku e di ti se çka është tariku – trokitësi? Ai është ylli që shpon (errësirën me dritë).” (Kur’an, 86:1-3)

www.sinqeriteti.com

Shpërndaje pë hatër të Allahut!

Komentet

comments