Ushqime të shëndetshme sipas ngjyrave

Zbuloni cilësitë e frutave dhe zarzavateve, sipas ngjyrave dhe shihni se cilat jane me te pershtatshmet per shendetin tuaj.

Në kërkoni një ngjyrë më të bukur të lëkurës, konsumoni fruta ngjyrë të verdhë e portokalli, te të cilat ndodhet betakaroteni, një substancë që në organizëm transformohet në vitaminë A, që mbron lëkurën nga rrezet ultravjollcë dhe favorizon melaminën. Ne verë ju bën shumë mirë të hani kajsi, papajë dhe pjepër, pasi janë fruta të pasura me vitamina C, një antioksidant i fortë që ndërhyn në formimin e kolagjenit.

Për të qenë të ri konsumoni zarzavate jeshile, si brokoli, barishte, spinaq, cikore. Këto bimë e kanë ngjyrën falë prezencës së klorofilit, tepër i vlefshëm për organizimin tonë. Ky element jo vetëm që ka vlera anti-anemike, por edhe dizinfekton epidermën dhe neutralizon ekuilibrin e florës bakteriale.

Kolesteroli mundet duke konsumuar fruta të thata ngjyrë bezhë dhe kafe. Ato janë të pasura me proteina, vitamina, kripëra minerale. Frutat e thata ndihmojnë që niveli i kolesterolit të keq në gjak të ulet, reduktojne rrezikun e kardio-patisë dhe kontrollojne presionin e gjakut. Mjafton të konsumoni 5 racione në javë nga 20-30 gramë lajthi, arra ose bajame për të marrë dozën e saktë të potasiumit, fosforit, hekurit, kalciumit dhe vitaminës E, me efekt anti-oksidues.

Më shumë energji me agrumet; janë të pasura me ujë, acid citrik, kripëra minerale; vitaminë C dhe antioksidues natyralë, shumë të efektshem për të parandaluar virozat e stinës. Po ashtu agrumet forcojnë sistemin imunitar dhe mbrojtjen natyrale të organizmit.

Kapilarë më të fortë me fruta të kuqe. Boronica, manaferra e luleshtrydhja përvec se janë shumë të shijshme dhe të përdorshme në kuzhinë, janë burim fibrash, vitaminash dhe kripëra natyrale që kontribuojnë në mbrojtjen dhe forcimin e kapilarëve të gjakut. Po ashtu mbrojnë shikimin, ndihmojnë në parandalimit e sëmundjeve kardio-vaskulare dhe falë prezencës së polifenolëve, mbrojnë nga sulmi i radikalëve të lirë dhe plakjes së qelizave.

www.sinqeriteti.com

Komentet

comments

Comments are closed.

Scroll To Top