Të drejtat politike të gruas


dua saharGruaja dhe politika

“Është gruaja qenie që ka shpirt? Nëse ka, është ai shpirt njerëzor apo shpirt i kafshëve? Nëse supozojmë se ai është shpirt njerëzor, në këtë rast është inferiore pozita e saj në krahasim me burrin, si të një robi diç më të lartë?” Në botën perëndimore, ku koncepcioni për “gruan” kishte një definicion të tillë, ajo ka filluar një luftë të cilën e vazhdoi derisa nuk u pranua si një qenie njerëzore. Duke dashur të hakmirrej për padrejtësitë shekullore dhe vrazhdësitë, ajo dëshiroi t’i realizojë disa qëllime jashtë natyrës dhe aftësive të saja shpirtërore. Në këtë luftë të saj, ajo kërkoi të jetë absolutisht e barabartë me burrin dhe si garancë të kësaj barazie ajo aprovoi edhe të drejtat politike.

Kur është fjala për luftën për të drejtat e gruas në vendet islame ajo, më së shumti rrjedh si rezultat i ndikimit nga Perëndimi.

Gjatë historisë hasen gra të cilat merreshin me politikë, kanë komanduar me ushtri dhe kanë udhëhequr edhe shtete. Kësi shembuj gjejmë edhe në botën islame. Por nga aspekti i botëkuptimeve të sotme, për të arritur deri tek disa të drejta politike, gruaja, duheshte të luftojë me këmbëngulje. Kjo situatë i përket edhe gruas edhe burrit, i cili në këtë pikëpamje u mundua sa gruaja.

Por, ka edhe diçka që t’i kushtohet vëmendje, e kjo është se vallë, vërtetë ato ndjejnë kënaqësi nga një jetë e atillë? Poqese i realizojnë ato të drejta, do të jenë të lumtura? Citojmë zonjën Gina Lambroso e cila me një aftësi shkencore e studioi psikologjinë e gruas:

“Të gjithë ata që e kanë studjuar psikologjinë e gruas, kanë ardhë në konkludim se gruaja nuk gjen satisfaksion në angazhimin politik. Si argument më të madh për këtë gjë, është fakti se gruaja e punësuar në institucione të ndryshme, merret me zgjidhjen e problemeve në lëmin e profesionit, çmimeve, arsimit dhe edukimit, religjionit dhe pedagogjisë, por, nuk mirret ose mirret shumë rrallë me problemet financiare dhe ndërkombëtare, e veçanërisht me problemet politike. Gazetat e femrave në Rusi, sa i kanë nxitur gratë të mirren me politikë, gjithmonë janë ballafaquar me një rezistencë të madhe. Marrë në përgjithësi numri i grave të arsimuara që merren me art, poezi, muzikë, pedagogji, etikë dhe religjion është shumë më i madh se ai i grave që merren me histori, gjeografi dhe ekonomi.”

Zonja Gina Lambroso e cila formoi një shoqatë në Itali (L’associazione di vulgatrice Donne Italiane), edhe përskaj shumë aktiviteteve që bëri që tek gruaja italiane t’i nxisë afinitetet politike, nuk arriti sukses. Madje edhe me librat dhe revistat që i botoi kjo shoqatë, nuk u zgjua asnjë interesim tek gruaja italiane, e cila tregoi interesim për psikologji, filozofi dhe çështje tjera shumë më të rënda nga kultura e përgithshme. Edhe në Gjermani, aktivitetet e një shoqate të këtillë përfunduan në të njëjtën mënyrë. Atje ku gruaja gëzon të drejtën të zgjedhë dhe të jetë e zgjedhur, një numër shumë i vogël i tyre e shfrytëzoi këtë të drejtë dhe këtë obligim. Për shembull, në qytete të Italisë me një numër banorësh deri më 60 mijë, vetëm tre mijë gra morën pjesë në zgjedhje. E në disa qytete tjera, ky numër ishte krejtësiht i vogël. Këtu nuk do t’i numëroj shkaqet për këtë.

Don të thotë se realizimi i të drejtave politike, që ka rëndësi si një arritje kulminante në realizimin e të drejtave të saj, në praktikë s’ëstë diç që i sjell lumturi gruas.

Gruaja e cila padyshim ka një karakter tjetër nga burri, i jep më shumë rëndësi dhe vëmendje pamjes së saj dhe synon që të jetë e respektuar. Për këtë shkak, sipas shkencëtarëve, gruaja u angazhua në jetën politike e udhëhequr nga dëshira të jetë e vërejtur dhe e respektuar, jo nga dëshira që të jetë vërtetë politikisht e angazhuar.

“Burri që e nënçmon gruan, pa marrë parasysh cilësitë e tij fizike e shpirtërore, për gruan paraqet qenie të gërditshme dhe kurrë nuk do t’ia falë atë. Por burri që e lavdëron gruan dhe e nderon atë sa do që të jetë në një gjendje të keqe, për gruan ai paraqet një qenie hyjnore.”

“Gjykimet depërtojnë jo në vetëdije por në zemër të gruas. E nga kjo ndikon në të. Kënaqësia emocionale, sjellja më tepër mga emocionet se sa nga mendja, të gjitha aktiviteteve të saja morale dhe praktike u japin një drejtim që bazohet në intuitetin. Dhe ky intuitet, për të është i nevojshëm ngase, asaj i mundëson një bindje se atë që e mendon dhe që e bën është me vend. Nga kjo rrjedh kokëfortësia dhe karakteri i saj të mos e dëgjojë bashkëbiseduesin. Ajo dëgjon vetëm atë që i konvenon dhe për të s’egziston gjë më e keqe se sa ta kritikosh. Kurrë nuk i falë ata që e kritikojnë. Egoizmi i shprehur i gruas, atë e bën të mospranueshme nga rrethi. Kjo gjendje emocionale, e shtyen gruan simpatinë ndaj saj dhe kështu krijon një autoritet dhe gjendje despotizmi. Burri për shkak të aftësive mendore nga natyra është skeptik, por skepsa e tij s’është e qëndrueshme si tek gruaja. Ajo gjithmonë ndjen mosbesim dhe një joqëndrueshmëri në marrëdhënie me njerëzit që e rrethojnë.”

Këto analiza të psikologjisë së femrës, tregojnë se ajo me natyrën e saj nuk është e përshtatshme të mirret me politikë që, posaçërisht në kohërat tona është bërë një profesion tërheqës.

Sot, në shumë vende të botës të drejtat politike të gruas janë të barabarta me ato të burrit. Por në realitet këto të drejta gruaja i shfrytëzon vetëm pjesërisht. Njohim shumë pak gra të cilat pasi u zgjodhën për një funksion të kenë arritur rezultate të mëdha. Njohim gra deputete dhe senatore, madje edhe presidente të shteteve, të qeverive, si dhe ministresha. Por ato më shpesh lujanë rol simbolik. Punët kryesore i kryejnë meshkujt që gjenden pranë tyre. Sipas kësaj praksa flet se gruaja në lëmin e politikës nuk luan rol relevant dhe të përhershëm.

Të drejtat politike të gruas në ligjet politike

Në Kur’anin Famëlartë nuk ka shpallje të qarta lidhur me të drejtat politike të gruas. Në të janë vetëm ajete që në mënyrë indirekte kanë të bëjnë me këtë çështje. Për shkak të interpretimeve të ndryshme të agrumenteve nga Kur’ani dhe Sunneti, si dhe të praksës nga agimi i Islamit, u sollën gjykime të ndryshme:

1. Gruaja i ka të gjitha të drejtat politike, duke përfshirë këtu edhe të drejtën të jetë kryetare e shtetit;

2. Gruaja nuk ka asnjë të drejtë politike;

3. Ka të drejtë të zgjedhë por jo edhe të jetë e zgjedhur.

Tani disa fjalë për anët pozitive dhe negative të këtyre mendimeve.

Kryesia shtetërore

“Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë e ndalojnë nga e keqja…”

Në këtë ajet në Kur’anin Famëlartë përmendet “emr bil-ma’ruf, nehj anil-munker: urdhërim për të mirë, e ndalim nga e keqja”. Këtë detyrë mund ta kryejnë si meshkujt besimtarë poashtu edhe gratë besimtare. Politika, duke përfshirë këtu edhe funksionin kryetar të shtetit s’është asgjë tjetër veç akti i kryerjes së porosisë së ajetit të lartcituar. Sipas kësaj, gruaja mund ta ushtrojë këtë detyrë.

Në Kur’anin Famëlartë flitet për mbretëreshën nga Sebe, Belkisën dhe për marrëdhëniet e saja me Sulejmanin. Kjo grua ishte kryetare e shtetit. Prof. Muhammed Hamidullah në ligjeratat e tij në Institutin për Hulumtime Islame, duke u mbështetur në këtë ajet, thotë se gruaja mund të jetë kryetare e shtetit.

Kritikë: Asnjë prej ajeteve që mirren si argumente se gruaja mund të jetë kryetare e shtetit nuk jep fakte të qarta lidhur me këtë. Detyra “emr bil ma’ruf, nehj anil-munker” është detyrë që u përket të gjithë besimtarëve brenda kufinjëve të mundësive të tyre. Siç theksohet në një hadith, kjo detyrë kryhet me dorë (forcë), po s’pati mundësi që të kryhet me dorë, atëherë kryhet me fjalë ose me shkrim. Nëse me këto s’mund të kryhet atëherë kryhet me zemër, duke shprehur urrejtje ndaj të keqes. Kjo vlen edhe për kryetarin e shtetit.

Mbretëresha e Sebes, Belkisa, ishte sunduese para se t’i dorëzohet Sulejmanit. Por në atë kohë ajo s’ishte muslimane, i falej diellit. E prej se iu dorëzua Sulejmanit a.s. ajo pranoi fenë Islame. Më pastaj në Kur’an s’bëhet fjalë se ishte mbretëreshë. Sipas kësaj, situata e një femre që i falet zjarrit nuk mund të jetë argument për një muslimane.

Por, lidhur me këtë çështje, ekzistojnë hadithe të qarta dhe precize të Pejgamberit a.s. Ebu Bekre r.a. thotë: Muhammedi a.s. pasi që mori vesh se vajza e mbretit të Iranit u bë sunduese, tha:

“Një popull i cili problemet e veta ia beson dorës së gruas, assesi nuk mund të jetë fatlum.”

Mendimi se gruaja nuk ka asnjë të drejtë politike

Një grup tjetër mendon se gruaja s’duhet të ketë asnjë të drejtë politike. Sipas këtij mendimi gruaja s’ka të drejtë për “Vilajet-i amme” që do të thotë se nuk ka të drejtë të jetë deputete në parlament. Gruaja nuk mund as të votojë dhe as të jetë e votuar. Ajo mund të gjendet në ndonjë pozitë burokrate që s’ka karakter politik. Mund të jetë gjykatëse, ndërmjetëse në transaksione tregëtare, mbikqyrëse në punët e trashëgimisë, poashtu edhe në punët e vakëfit, sepse këto i takojnë “Vilajeti Hasses“.

Gruaja s’ka të drejtë vote. Edhepse në këtë drejtim s’ka argumente precize të ndonjë ajeti dhe hadithi megjithatë në kohën e Pejgamberit a.s. dhe halifëve, gruaja s’kishte asnjë të drejtë vote gjatë zgjedhjes së këshillave dhe halifëve. Veç tjerash ajo duhet të shkojë bashkë me burrin në mitingje, e kjo në Islam është e ndaluar. Nga kjo rrjedh se, po s’pati të drejtë të votojë, ajo nuk e gëzon as të drejtën të jetë e votuar.

Më, 1952, Komisioni për sjelljen e fetvave pranë Unevirsitetit El-Ez’her, solli fetvanë se gruaja s’ka të drejtë të jetë e zgjedhur si anëtare e as të votojë për anëtarë të parlamentit.

Ky qëndrim që është shumë i ashpër do të jetë i kritikuar në tekstin që vijon.

E drejta të jetë e zgjedhur

Hadithi i përmendur më parë i Ebu Bekres, flet se gruaja nuk mund të bëhet kryetare e shtetit ose anëtare e parlamentit, funksione që janë të tipit Vilajeti Amme. Pejgamberi a.s. në një hadith tjetër thotë:

“Nëse udhëheqësit tuaj janë më të mirët më të pasurit, më mëshiruesit, dhe në qoftë se punët tuaja i rregulloni duke u këshilluar, sipërfaqja e tokës do t’u jetë më e mirë nga brendësia e saj. Por nëse udhëheqësit tuaj janë më të këqinjtë, më të pasurit janë më koprracët midis jush, dhe nëse punët tuaja zhvillohen sipas urdhërave dhe nën kontrollin e grave tuaja, atëherë brendësia e tokës do t’u jetë më e mirë se sipërfaqja e saj.”

Parlamenti është organi më i lartë në aparatin shtetëror. Anëtari i parlamentit është reprezent i popullit që e ka zgjedhur në këtë funksion. Kjo s’është përfaqësi e thjeshtë. Nga kjo pikëpamje, gruaja mund të merr pjesë në aktivitetet tjera juridike, ky funksion sipas një analogjie nuk mund të vazhdojë edhe në funksionin anëtare e parlamentit. Ajeti nga Kur’ani Famëlartë “Burrat janë përgjegjës për gratë” nënkupton se gruaja nuk mund të jetë anëtare e parlamentit.

Siç theksuam edhe më lartë, gruaja, psikikisht nuk është përshtatshme të jetë anëtare e parlamentit, funksion ky, që kërkon përgjegjësi të madhe, e ajo nuk është e aftë për një aventurë politike të tillë. Vërtet sipas Kur’anit Famëlartë, prejardhja e gruas dhe burrit është nga i njëjti burim. Por, kjo nuk dëshmon se duhet të kenë barazi të plotë. Nëse do të ishte ashtu, atëherë, duke u mbështetur në ajetin: “…Ujin e bëmë bazë të jetës” do të ishte e drejtë të themi se të gjitha krijesat janë të barabarta. Në realitet, gruaja, për nga obligimet dhe përgjegjësitë dallohet nga mashkulli. Gruaja nuk është e obliguar të shërbejë në ushtri, ajo nuk merr pjesë në luftë. Ajo nuk është e detyruar të punojë për ta siguruar ekzistencën familjare. Meqë nuk ekziston asnjë e drejtë pa obligime dhe përgjegjësi, atëherë nuk është e drejtë që çdo e drejtë që i takon burrit t’i takojë dhe gruas.

Në Kur’anin Famëlartë grave të Pejgamberit a.s. e sipas kësaj edhe të gjitha grave muslimane u urdhërohet të qëndrojnë në shtëpi në një atmosferë të qetë dhe të rehatshme e jo si në periudhën e parazbritjes së Kur’anit (xhahilijetit) kur shëtisnin bashkë me burrat e huaj në një atmosferë të afërt dhe intime. Poashtu, sipas parimit “të ruajtjes së moralit seksual”, nuk janë të obliguara të marrin pjesë në namazin e xhumasë dhe Bajramit si dhe të falin namazin me xhemaat, poashtu edhe anëtarësimi në parlament dhe pjesëmarrja në tubimet e përgjithshme bashkë me meshkujt, për gruan nuk janë situata të dëshirueshme.

Nëse anëtarësimi i gruas në parlament arsyetohet me mbrojtjen e të drejtave të saja, atëherë ajo, ato të drejta mund t’i realizojë nëpërmjet të shoqatave speciale në institucionet publike. S’ka përse meshkujt t’i uzurpojnë të drejtat e grave. A, s’janë ata djem, burra dhe vëllezër të tyre (grave)? Vallë, a nuk e dojnë ata lumturinë e tyre. Në realitet, sipas të drejtës islame, parlamenti nuk paraqet fuqi të madhe ligjdhënëse. Përndryshe ligjdhënës (Shari’) është vetëm All-llahu. Parlamenti mund të bëjë intervenime dhe porosi vetëm brenda kufijve që i ka përcaktuar All-llahu.

Disa shkencëtarë mendojnë se është arritur konkluzion i përbashkët se në periudhën e parë të Islamit muslimanët nuk u kanë lejuar grave pjesëmarrje të drejtëpërdrejtë në punët e shtetit.

E drejta të votojë

Në argumentet që i ndalojnë gruas të jetë kryetare shteti dhe anëtare e parlamentit nuk ka asgjë që i pengon asaj te ketë të drejtë vote. E drejta e natyrshme e gruas është të votojë. Derisa të mos gjendet ndonjë argument më bindës që do ta rrëzonte këtë argument, kjo e drejtë ngel përgjithmonë. Vendimi i komisionit për fetva nga El-Ez’heri se “gruaja nuk ka të drejtë të votojë dhe të jetë e votuar”, është karakteristik për situatën politike në vendin përkatës. Të përsërisim se bëhet fjalë për gruan muslimane në përgjithësi, e jo për ndonjë shtet islam veçanërisht. Në shoqërinë islame s’ka asnjë pengesë që gruaja të ketë të drejtë vote. Gjatë kohës së Pejgamberit a.s. dhe në periudhën pas tij, kryetari i shtetit zgjidhej me besatim (bej’at). Është kjo një simbol dhe ceremoni e pranimit të funksionit kryetar shteti. Pejgamberi a.s. shumë herë ka bërë besatim me as’habë, gra e burra. Kjo gjë së pari u bë në Akabë në periudhën e Mekës. Besatimet e Akabës (ku kanë marrë pjesë edhe gratë) janë të njohura në historinë e Islamit.

Besatimi i të Dërguarit a.s. është përsëritur disa herë në Medine dhe në ditën e çlirimit të Mekës. S’do të ishte e drejtë që këto besatime të trajtohen vetëm si manifestime fetare, sepse kanë edhe anën politike. Përndryshe, në ajetin ku i urdhërohet të Dërguarit të Zotit të bëjë besatim me gra, pasi janë numëruar disa specifika fetare, i shpallen edhe këto fjalë: “…dhe se nuk do të kundërshtojnë në atë që i urdhëron…” Kjo dëshmon për urdhërat e të Dërguarit të Zotit si një kryetar shteti. Në realitet, meqë ai është i Dërguar i All-llahut, besatimi ndaj tij do të thotë besim në pejgamberinë e tij, e kësaj i thuhet iman. Në ajete dhe hadithe termi besatim ekziston. Veç kësaj, nga as’habët ka rivajete sahiha në këtë kuptim: “Si me gra, Pejgamberi a.s. ka bërë besatim edhe me ne…” Këto hadithe tregojnë se besatimet që janë bërë me meshkuj e me femra kanë të njëjtën natyrë.

Një specificitet që dëshmon se Pejgamberi a.s. ka bërë besatim me as’habët e tij jo si profet por si burrështeti, është edhe fakti se nuk ka bërë besatim edhe me fëmijë. Por ka ca transmetime autentike që tregojnë se fëmijët e moshës së mitur i kanë kërkuar të bëjnë besatim ose në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose nëpërmjet të prindëve të tyre, por i Dërguari a.s. nuk e ka pranuar këtë. Nga kjo rrjedh se besatimi i gruas, e dëshmon të drejtën e saj për votim.

Njëra nga gratë e Pejgamberit a.s. Ummi Seleme, në ditën e Hudejbijes, shprehu mendimin dhe këshillën për një situatë të rëndë. Pejgamberi a.s. duke e dëgjuar fjalën e gruas së tij, veproi sipas këshillës së saj, dhe i doli në krye kësaj situate.

E bija e xhaxhait të Pejgamberit a.s. Ebu Talibit, Ummi Hani në ditën e çlirimit të Mekkës i dha eman (siguri) një idhujtari. Pejgamberi a.s. e pranoi këtë. E ky ishte një akt administrativ dhe politik.

Pas Pejgamberit a.s. në periudhën e hulefai rashidinëve, gjendej një shtresë e zgjedhur që e këshillonte halifin. Nuk kishin ditë të caktuar kur mblidheshin këta. Kur dëshironte halifi i ftonte dhe merrte mendimin e tyre. Veç kësaj, halifi i pyeste për mendimin edhe gratë e të Dërguarit a.s. që qëndronin në shtëpi.

‘Umeri para vdekjes pat thënë që pas tij zgjedhjen e halifit ta bëjnë personat nga ashere-i mubeshere që ishin në jetë (ashere-i mubeshere: dhjetë persona të cilët Pejgamberi a.s. i kishte përgëzuar me Xhennet). Këta nga rrethi i tyre zgjodhën Abdurrahman b. Avfin për administrator. Sipas shënimeve të Ibën Kethirit, Adburrahman b, Avfi për ta caktuar halifin, kërkoi mendim edhe nga njerëzit e Medines, dhe në këtë drejtim u ishte drejtuar edhe grave.

Pas vrasjes së ‘Uthmanit r.a., Aisheja kërkoi hakmarrje për ‘Uthmanin dhe për këtë gjë ajo e nisi edhe luftën. Kjo është pjesëmarrje e drejtëpërdrejtë në politikë. Një pjesë e parisë e aprovoi këtë sjellje të Aishes ndërsa pjesa e tjetër nuk e aprovoi.

Në librat historike duket se më vonë ajo vetë është penduar. Por, sipas disa të tjerëve ky pendim s’ka qenë nga arsyeja se ishte përzier në politikë por për shkak të disfatës së saj.

Nëse bëhet një rezyme e kësaj që u tha deri më tani për të drejtat politike të gruas, mund të thuhet se, të drejtat politike edhepse pranohen si një shkallë më e lartë e realizimit të të drejtave të gruas, prapëseprapë mund të thuhet se ajo, sipas natyrës së saj dhe karakteristikave shpirtërore nuk gjen satisfaksion shpirtëror në aventurën politike. Edhepse gjatë historisë dhe sot gruaja ka pasë ndonjë funksion, ajo në këtë pikëpamje s’ka arritur rezultate të dukshme. Pjesëmarrja e gruas në politikë paraqet më tepër një pjesëmarrje simbolike.

Sipas të drejtës islame, mendimi për të drejtën e gruas të bëhet kryetare e shtetit dhe anëtare e parlamentit, thuhet se është një mendim i dobët. Juristët, në dritën e argumenteve fetare, të mendjes dhe logjikës, kanë ardhur deri në konkluzion se ajo mund të jetë votuese.

www.sinqeriteti.com

Ajete të Kur’anit që flasin për gruan:

EL-BEKARE: 35-39, 49, 102, 180, 187, 196-197, 221-223, 225-237, 240-242, 282.

ALI IMRAN: 14, 35-40, 42-47, 61, 195.

EN-NISA: 1, 3-4, 7, 11-25, 32-35, 43, 75, 92, 98-99, 117-118, 124, 127-130, 156, 176.

EL-MAIDE: 5-6, 17, 38, 75, 110, 116.

EL-EN’AM: 9, 87, 98, 100-101, 137, 139-140, 143-144, 151.

EL-A’RAF: 19-25, 27, 83, 126, 141, 150, 189.

ET-TEVBE: 24, 67-68, 71-72.

HUD: 40, 45-46, 71-73, 78-79, 81.

JUSUF: 21, 23-24, 50-51.

ER-RA’D: 8, 23-24, 28.

IBRAHIM: 6.

EL-HIXHR: 59-60, 65, 71, 88.

EN-NAHL: 57-59, 72, 92, 97.

EL-ISRA: 23-24, 31, 40.

MERJEM: 8, 14, 16-36.

TAHA: 38-40, 94, 117, 123.

EL-ENBIJA: 94, 90-91.

EL-HAXHXH: 2, 5.

EL-MU’MINUN: 5-7, 27, 50.

EN-NUR: 2-20, 23-26, 30-33, 60-61.

EL-FURKAN: 74.

ESH-SHUARA’: 165-166, 169-171.

EN-NEML: 7, 23-44, 55-57.

EL-KASAS: 9, 9-13, 23-29.

EL-ANKEBUT: 29, 32-33.

ER-RRUM: 21.

LLUKMAN: 14-15, 34.

EL-AHZAB: 4, 6, 28-37, 50-55, 58-59, 73.

JASIN; 36.

ES-SAFFAT: 133-135, 149-153.

SAD: 43-44.

EZ-ZUMER: 6.

EL-MUMIN: 8, 24-26, 40.

ESH-SHURA:49-50.

EZ-ZUHRUF: 12, 16-19, 70-71.

EL-AHKAF: 15.

MUHAMMED: 22.

EL-FET’H: 11-12, 25.

EL-HUXHURAT: 11-13.

EDH-DHARIJAT: 26-30, 49.

ET-TUR: 25-27, 39.

EN-NEXHM: 21-22, 27-28, 32, 45-46.

EL-HADID: 12-13.

EL-MUXHADELE: 1-4.

EL-MUMTEHINE: 10-12.

ET-TEGABUN:14.

ET-TALAK: 1-7.

ET-TAHRIM:1-6, 10-12

EL-ME’ARIXH:11-12, 29-31.

EL-XHINN: 3.

EL-ABESE; 34-37.

ET-TEKVIR: 8-9.

EL-MUTAFFIFIN: 31.

EL-INSHIKAK:9-13.

EL-BURUXH: 10.

EL-LEJL: 1-3.

TEBET: 4-5.

EL-FELEK: 4.

Ajetet lidhur me
hyritë e Xhennetit

EL-BEKARE: 5.

ALI IMRAN: 15.

JASIN: 55-56.

ES-SAFFAT: 48-49.

SAD: 52.

ED-DUHAN: 54.

ER-RAHMAN: 56-59, 70-74.

EL-VAKIA: 23, 35-38.

EN-NEBE’: 31-34.

Komentet

comments

WpCoderX