Allahu thotë në Kuran: Edhe ata që thonë: “Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit”.( Furkan 74).
Ky ajet përfshin disa cilësi të një shpirti i cili ka ambicje të larta dhe nuk kënaqet në fenë e tij me pak. Ky shpirt nuk dëshiron vetëm të jetë një shpirt i pastër por gjithashtu dëshiron të jetë edhe një prijës i të devotshmëve. Ndodh që unë të jam një mostër e mirë për të tjerat në veshje , në veprimet e mia, në marrëdhënjet me burrin tim, por a ka pyetur ndonjëra prej nesh se si të jemi shembull në edukimin e fëmijëve tanë.
Profesoresha Imane Sali Harbi e cila është një hulumtuese në pedagogji dhe njëra prej grave që kujdeset për çështjen e gruas thotë: ekziston një list prej vlerave dhe sjelljeve me të cilat duhet të paiset secila grua e cila dëshironë të jetë një grua ideale dhe të jetë mostër dhe shembull për fëmijet e saj.Prej këtyre:

Sinqeriteti në edukim

Gruaja duhet të jetë e sinqert në edukimin e fëmijëve të saj dhe këtë duhet ta bëjë vetëm për Allahun. Sepse, fëmijët janë një emanet të cilin Allahu u’a ka dhënë në përkujdesje. Pra nëna duhet të jetë shembull për fëmijët e saj. Të jetë shembull në veprimet dhe moralin e saj, të jetë shembull në ibadetin e saj, në ushqimin dhe ngrënjën e saj. Fëmija është sikur një sfungjer i cili thith çdo gjë që bie mbi të. Nëse nëna e përmirëson vehtën e saj Allahu do të ja ruaj fëmijët e saj. Allahu thotë në Kuran: “ dhe babai i tyre ka qenë njeri i mirë,( Kehf 82)

Durimi dhe butësia

Të pakta janë ato nëna të cilat e posedojnë një cilësi të tillë. Fëmijët kur të kthehen prej shkollës pritenme britma dhe nervozitet nga nënat e tyre. Edukimi nuk është një gjë e lehtë, por le të mjaftoj fjala e Allahut: ndërsa durimtarëve u jepet shpërblimi i tyre pa masë!”( Ezzumer 10). ekziston edhe një pikë e rëndësishme për të cilën dua të u’a tërheq vëmendjen, e ajo është që ta llogarisim edhe ne pak vehtën dhe të krahasojmë vehtën tonë kur ne kemi qenë në një moshë të tillë. Ali b. Ebu Talib thotë: ” Edukoni fëmijët tuaj dhe dijeni se ata janë krijuar për një kohë që ju nuk jeni krijuar për at kohë.

Mëshira dhe dashuria

Këshilloj çdo nënë që ta zëvendesoi dënimin e saj me dashuri. Për fat të keq në shumë shtëpi fëmijët janë bërë mjet i dënimeve nga babai dhe nëna e tyre.

Babai e rrah ndërsa nëna lëshon britma, kur nëna ka mundësi që ta përdor metodën e shpërblimit. Fillo të flasësh para fëmijëve tuaj për shpërblimin e madhë, për shkallët e xhennetit dhe se largësia mes shkallve të xhennetit është sikur largësia mes qiejve dhe tokës. Nëna gjithashtu duhet të zgjedh formën e përshtatshme të dënimit dhe mos të jetë çdoherë zgjedhja e parë rrahja. Ekziston një rregull i madhë në çështjen pedagogjike: Luani me ta shtatë. Edukoni ata shtatë. Vëllazëroni ata shtatë, pastaj lerëni ata të lirë. Shtatëshi i parë le të jet me lojëra, dashuri dhe butësi. Shtatëshi i dytë le të jet me mësim të drejtpërdrejtë: ” Urdhëroni fëmijët tuaj me namaz kur ata janë në moshën shtatë vjeqare, dhe rrahni kur ata arrijnë moshën dhjetë vjeqare”.( hadith) Shtatëshi i tretë le të jetë në shoqërim, bisedë dhe dialog. Kjo është një metodologji shumë e zgjedhur sikur t’i përmbaheshin familjet kësaj, do të ishin zgjedhur shumë nga problemet me të cilat ballafaqohet familja islame sot.

Barazia dhe drejtësia

Drejtësia patjetër duhet të mbizotëroj në çdo gjë. Nuk janë ngritë qiejt dhe toka përveq se me drejtësi. Drejtësia duhet të jetë prezente edhe në lavdërim. Kujdes që mos të bësh krahasime mes motrës me motrën e saj, sepse kjo mbjellë tek ato xhelozi. Duhet të jesh e barabart edhe në dhënje. Është përhapur një tradit e keqe e ajo është fëmijëve meshkuj u jepen shum para ndërsa nuk ndodh e njëjta gjë më fëmijët e gjinisë femrore. Një gjë e tillë bëhet vetëm kur ndahet trashëgëmija ndërsa islami u ka dhënë të drejta te barabarta.

Urtësia

Atij që i është dhënë urtësia i është dhënë një mirësi e madhe. Nëna duhet të ketë urtësi në veprimet e saj me fëmijët. Fëmijët nuk janë të njejtë të gjithë. Ndonjëri prej tyre lexon shumë ndonjëri prej tyre ka dëshirë të konsulltohet shumë e kështu me radhë. Pra nëna duhet të përdorë urtësi me çdo fëmijë të saj.

Lutja tek Allahu xh.sh.

Edukata nuk ka mundësi që ta jap frytin e saj përveq me lutje drejtuar Allahut. Është pytur Aliu se sa është largësia mes qiellit dhe tokës? Tha: një dua e pranuar. Nëna muslimane duhet të shpeshtoj lutjen e saj për fëmijët e saj që ata të udhëzohen në rrugën e drejtë. Dhe mos u bë pesimiste nëse sheh diçka tjetër tek fëmijët tuaj. I Dërguari i Allahut ka ndaluar që prindi të bëjë lutje kundër fëmijës së tij. Një nënë ka bërë dua kundër vajzës së saj që ta kaploj smundja pasi që vajza ishte e pandëgjueshme. Këtë vajzë pastaj e goditën shumë sëmundje gjersa edhe kur u martua nuk kishte mundësi të mbetej shtatëzënë. Po ashtu një herë një grua hyri në xhami duke qajtur. Është pytur një person që ishte afër saj për shkakun e të qarit. Nëna tha: e kam një djal i cili nuk më rrespekton. Pastaj një grua i tha kësaj nëne. Edhe unë kam pas një fëmijë të pandëgjueshëm mirëpo unë e lutja Allahun në kohën e pranimit të lutjeve që Allahu ta udhëzoj atë. Kjo grua i tha nënës pastaj. A e din se kush është djali im. Djali im është imami i kësaj xhamie. Lutju Allahut për udhëzimin e djalit tëndë në momentet kur Allahu pranon lutjen.

Të edukuarit në moral të mirë

Patjetër nënë e dashur duhesh ti edukosh fëmijët tuaj në moral të mirë, të mbjellësh besimin e pastër në zemrat dhe shpirtin e fëmijëve tuaj. Kjo është esenca. T i njoftosh me begatitë e Allahut. T i edukosh me sinqeritet. Ti largosh prej syfaqësisë dhe të kenë kujdes Allahun. Nëna patjetër duhet të jetë shembull për fëmijët në kujdesin ndaj namazit dhe të ketë rrespekt namazi në shpirtin e tyre. Poashtu të mësohen të kujdesen për mësimin e Kuranit dhe përmendjen e Allahut gjersa të ketë bereqet në furnizim, në shëndet dhe në çdo gjë. Nëna duhet të angazhohet ndërsa shpërblimi dhe rezultati vjen prej Allahut, sepse Allahu nuk humb shpërblimin e atyre që bëjnë vepra të mira.

www.sinqeriteti.com

Shpërndaje pë hatër të Allahut!

Komentet

comments