Shkaqet e shpëtimit nga zjarri

Siç ka bërë Allahu i Lartësuar shkaqe për faljen e gjynaheve dhe për të fituar kënaqësinë e Tij, ka bërë punë të cilat e ruajnë punuesin e tyre nga zjarri, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Dhe kush shpëton prej zjarrit dhe hyn në xhenet vërtetë ka shpëtuar (fituar).” Ali Imran, 185.

Ndaj për ty vëlla po paraqesim disa nga këto punë:

1. Kujt i vdesin tre prej djemve të tij dhe ai bën sabër (durim).

Nga Uathiletu transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kush varros tre nga djemtë e tij dhe ai bën durim ia bën Allahu haram atij xhehenemin (zjarrin).” Taberani dhe Albani.

2. Kush rrit tri vajza, apo motra dhe i edukon ato në mënyrë të mirë.

Nga Aishja transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nuk ka asnjë nga umeti im i cili rrit tri vajza, apo tri motra dhe i edukon ato me edukatë të mirë, veçse ato do jenë për të pengesë nga zjarri.” Bejhakiu, e saktësoi Albani.

3. Kush falet dyzetë ditë me xhemat (e arrin imamin në tekbirin e parë).

Nga Enesi transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kush falet për Allahun dyzetë ditë me xhemat, në të cilat arrin tekbirin e parë, i shkruhen atij dy ruajtje: ruajtje nga zjarri dhe ruajtje nga nifaku (dyfytyrësia).” Ahmedi, e saktësoi Albani.

4. Ruajtja dhe siguria e  nderit të muslimanit duke mos qenë ai prezent.

Nga Esma bint Jezid  transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kush ruan nderin e vëllait në mungesë të tij, është e drejtë e Allahut ta ruaj atë nga zjarri.”  Ahmedi, sahih Albani.

5. Morali i mirë.

Nga Ebu Hurejra transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kush është i qetë, i sjellshëm, i butë ia ka bërë Allahu atij haram xhehenemin.” Hakimi, e saktësoi Albani.

6. Ruajtja e faljes së namazit të sabahut dhe ikindisë.

Nga Amarete bin Ruejbete transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nuk e kap zjarri asnjë nga ata të cilët falen para lindjes së diellit dhe para perëndimit.” Muslimi.

7. Pluhuri i xhihadit.

Nga Aishja transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nuk pluhurosen këmbët e robit musliman në xhihad për hir të Zotit, veçse ia bën haram Allahu atij zjarrin.” Ahmedi, e ka saktësuar Albani.

www.sinqeriteti.com

Komentet

comments

Comments are closed.

Scroll To Top