Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisë

Le ta dijë çdo grua, se nuk ka mundësi të arrijë tek përmirësimi vetëm se me dituri.

I mbështetur në Allahun e Madhëruar dhe duke kërkuar nga Ai suksesin për të qëlluar të vërtetën dhe të saktën, them:
Me të vërtetë, roli i gruas në përmirsimin e shoqërisë është një rol i cili ka rëndësi të madhe, dhe kjo sepse përmirësimi i shoqërisë bëhet në dy mënyra:

Mënyra e parë: Përmirësimi i jashtëm
 
Ky është ai përmirësin që bëhet nëpër tregje, xhamia dhe në shumë vende tjera publike. E në këto vende dominojnë më tepër burrat, pasi që ata janë më tepër që dalin dhe shfaqen nëpër vendet publike.

Mënyra e dytë: Përmirësimi i shoqërisë nga pas mureve:
 
Kjo mënyrë përmirësimi bëhet në shtëpi dhe në shumicën e rasteve bie mbi supet e grave, për atë se gruaja është zonja e shtëpisë, ashtu siç ka thënë Allahu i Madhëruar duke iu drejtuar dhe urdhëruar gratë e Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): “Dhe qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos e shfaqni veten siç bënin në kohën e Xhahilisë (periudha e injorancës para Islamit), edhe falni rregullisht namazin (Ekimis-Salat), dhe jepni Zekatin dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Allahu vetëm se dëshiron ta largojë prej jush Er-Rixhz (veprat e ulëta,
gjynahet, çdo gjë të keqe), o pjesëtarë të familjes (së Pejgamberit a.s.), dhe t’ju bëjë ju të pastra plotësisht e pa asnjë njollë.” [El Ahzab, 33].


Rëndësia e rolit të gruas në përmirësimin e shoqërisë

Mendojmë se nuk e kemi tepruar nëse themi se përmirësimi i gjysmës së shoqërisë apo edhe më shumë se gjysma varet nga gruaja dhe kjo për dy arsye:

Arsyeja e parë:
Gratë janë në numër njësoj sa burrat, nëse nuk janë edhe më shumë se ata, d.m.th. se pasardhësit e Ademit alejhi selam janë më shumë gra, ashtu siç na kanë treguar edhe shumë hadithe Profetike, por kjo gjendje ndryshon nga një vend në një vend tjetër dhe nga një kohë në një kohë tjetër. Mund që të jenë shumica gra në një vend dhe ndodh të jetë e kundërta në një vend tjetër. Ashtu si mund të ndodhë që në një kohë mund të ketë më shumë gra, ndërsa në një kohë tjetër e kundërta. Por në çdo rast, gruja ka rol të madh në përmirësimin e shoqërisë.

Arsyeja e dytë:
Edukimi i parë i gjeneratave bëhet në prehërin e gruas dhe me këtë bëhet e qartë rëndësia e  asaj me të cilën obligohet gruaja në përmirësimin e shoqërisë.

Përbërësit themelorë për përmirësimin e gruas në shoqëri

Në mënyrë që të vërtetohet rëndësia e gruas në përmirësmin e shoqërisë, patjetër duhet që gruja të posedojë disa veçori apo përbërës kryesorë që të ngritet me qëllimin e saj të përmirësimit dhe në vazhdim po paraqesim disa nga këto veçori:

Veçoria e parë: Përmirësimi i vetë gruas:
Vetë gruja duhet të jetë e përmirsume në veten e saj, me qëllim që të jetë shembull i mirë dhe model i mirë për vajzat si ajo; mirëpo si mund të arrijë gruja deri tek përmirësimi?
Le ta dijë çdo grua, se nuk ka mundësi të arrijë tek përmirësimi vetëm se me dituri, dhe kam për qëllim dijen Islame të cilën gruaja mund ta arrijë përmes librave, nëse ka mundësi, ose nga gjuha e dijetarëve, pa marrë parasysh a janë këta dijetarë meshkuj apo femra.
Në kohën tonë është shumë lehtë që gruja të kërkoë dituri nga goja e dijetarëve, e kjo me anë të kasetave të inçizuara, se këto kaseta -elhamdulilah- kanë rol të rëndësishëm në
drejtimin e shoqërisë në atë që është hajër dhe e mirë nëse i përdorin për këtë qëllim.
Pra për përmirësimin e gruas kërkohet dije, sepse nuk mund të ketë përmirësim veçse me dije.

Veçoria e dytë: Qartësi në të folur dhe fjalor të pastër:

D.m.th. që Allahu ta ketë nderuar atë grua me qartësi në fjalë dhe fjalor të pastër, në mënyrë që të ketë mundësi të ketë gjuhë dhe mundësi ta shpreh atë që e ka në brendësinë e saj me shprehje të sinqerta, të zbuloj atë që ka në zemër dhe brendësi të saj nga kuptimet, e që mund të jenë tek shumë njerëz, mirëpo nuk kanë mundësi ta shprehin, apo e shprehin por jo me shprehje të qarta dhe jo komunikative dhe me këtë nuk arrihet qëllimi që është tek thirrësi për përmirësimin e shoqërisë.

Prej këtu pyesim: Me çfarë arrihet deri tek kjo? Si mund të arrihet deri tek qartësia dhe fjalori i pastër, të shprehurit e asaj që e ka në brendësi me shprehje të sinqerta të cilat tregojnë për atë që gjindet në mbrendësinë e saj?
Themi: Rruga e cila shpie deri tek kjo gjendje, është që gruaja të ketë dije në gjuhë, në gramatikë, morfologji e sintaksë. Kështu që patjetër duhet të ketë mësime sado të pakta, në mënyrë që të shprehë atë që ka në brendësinë e saj me shprehje
të vërteta e të sinqerta, e që më pas të ketë mundësi ta përciellë deri tek mendja e grave me të cilat flet.

Veqoria e tretë: Urtësia:

D.m.th. që gruaja të ketë urtësi në thirrjen e saj dhe për arritjen e diturisë tek ajo e cila flet me të. Urtësia është vendosja e çdo gjëje në vendin e saj, ashtu siç kan thënë njerëzit e dijes, dhe ajo (urtësia) është nga mirësitë e Allahut për robin e vet. Allahu i Madhëruar thotë: “Ai i dhuron urtësinë atij që Ai dëshiron, dhe atij të cilit i është dhënë urtësia, vërtet që i është dhuruar mirësi e madhe.” (El Bekare, 169).
E sa shumë që ikën qëllimi dhe ndodhin probleme nëse nuk ka aty urtësi! E nga urtësia e thirrejs tek Allahu është që thirrësi të zbresë në rangun e të thirrurit; nëse është injorant, sillet me të me sjellje që i përshtaten atij, e nëse është i ditur por që ka diçka nga neglizhenca dhe pavëmendësia, sillet sipas gjendjes së tij, e nëse është me dije por ka mendjemadhësi dhe e kundërshton të vërtetën, sillet me të sipas gjendjes që i përshtatet.

Pra njerëzit janë në tri rangje: Injorantë, të ditur dembelë, të ditur kundërshtues. Dhe nuk ka mundësi të barazpeshohen me njëri-tjetrin, mirëpo patjetër se duhet të zbritet secili në shkallën e tij, për këtë edhe kur e ka dërguar i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) Muadhin në Jemen e porositi: “Ti je duke shkuar tek një popull që janë ithtarë të Librit.” Ia tha që Muadhi ta dinte gjendjen e tyre dhe të përgatitet për ta me atë që është e përshtatshme me këtë gjendje dhe tu flasë atyre me çka është e përshtatshme gjithashtu për këtë gjendje.

Perktheu: Unejs Murati

www.sinqeriteti.com

Komentet

comments

WpCoderX