O Nur i jetës time…

O qetësia e shpirtit tim. O nur I jetës time. O qetësues i zemrës time. O aromë trëndafili. Të gjitha këto i them për ty o jeta ime..

Je ti ai që mbushe zemrën time, atë boshllëk prej vitesh. Je ti ai I cili me kompletove dhe më bëre të quhem Zonjë..

I Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë:

 “… Ajo që e kënaq (burrin e saj) kur ai e shikon atë, e dëgjon atë kur ai e urdhëron, dhe që nuk është kundër dëshirave të tij lidhur me të apo pronën e tij duke bërë diçka që ai nuk e pëlqen”.

Nga ky hadith kam kuptuar shumë, për sa I përket dëgjueshmërisë ndaj teje..

Këtu vërtet tregohen virtytet e larta që të ka dhënë Allahu (s.v.t) ty..

O nur I jetës time, të premtoj që do jem shembullore kundrejt teje, do jem unë ajo që do të të kënaq kur ti të më shikosh, do të të dëgjoj kur të më urdhërosh dhe s’do të jem kundër dëshirave të tua..

Një hadith tjetër thotë:

“Nëse gruaja vdes deri sa burri është i kënaqur me të, ajo do të hyjë në Xhenet.”

Subhanallah çfarë shpërblimi ka gruaja nëse sillet mirë kundrejt burrit të saj, dhe sillet mirë që ta kënaqë atë edhe nëse ajo vdes do të shkojë në xhennet..

Gjithashtu të premtoj o burri im që do jem e mirë me ty që ti të gjesh prehjen shpirtërore tek unë, të premtoj që do jem si qetësues për zemrën tënde dhe kurrë nuk do të bëj diçka që ty të të lëndoj dhe të të mërzis..

I Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë:

“Ai që martohet, e ka plotësuar gjysmën e imanit, pra le të ketë frikë Allahun për gjysmën tjetër që i ka mbetur.” (Hasen)

Nga ky hadith kuptojmë që martesa plotësuaka gjysmën e imanit, pra si unë po ashtu edhe ti o burri im duhet të jemi të kujdesshëm me gjysmën e imanit tjetër..

Në një hadith tjetër thuhet:

“Ki kujdes se si qëndron me burrin (si sillesh me të), sepse ai është Xheneti dhe Xhehenemi yt.” (Hasen)

Subhanallah çfarë vlere dhe gradë të lartë të ka dhënë Allahu (s,v,t) o burri im..

Unë do të jem e kujdesshme në qëndrimin tim ndaj teje dhe me sjelljen time sepse ti je Xhenneti ose Xhehennemi im..

Dua më të mirën si për vete ashtu edhe për ty, por më përpara mendoj për kënaqësinë dhe qetësinë tënde o dera e Xhennetit tim…

E lus Allahun (s.v.t) të më begatojë martesën me ty, të më bëjë të lumtur, të na ruajë nga shejtani I mallkuar dhe të na japë femijë të hajrit..(amin)

 Rejhana Çekrezi

www.sinqeriteti.com

Komentet

comments

WpCoderX