Namazi i Duhasë: A e fal këtë namaz ndonjë vëlla apo motër?

Namzi i Duhasë është namaz nafile i mëngjesit. Dijetarët islam vlerësojnë se falja e këtij namazi ështç mustehab. Hz. Aishja r.a. ka thenë: ” I dërguari i Allahut xh.sh disa here e falte namazin e duhasë e disa here jo, ndërsa unë përçdo here e kam falur këtë namaz.

Koha e faljes së këti namazi fillon prej gjysëm ore pas lidnjes së djellit, ose diç më tepër dhe vazhdon deri në faljen e namazit të drekës. Hz. Aliu r.a thotë: “I dërguari i Allahut ka falur këtë namaz prej kur dielli, pas lindjes fillonte kahjen në perendim edhe ate përderisa pothuaj se afroheshte koha e namazit të drakes.

Namazi i duhasë më së paku ka dy reqat, e më së shumti 12 reqat.

Ebu Hurejra r.a ka thenë: ” I dërguari i Allahut s.a.v.s më ka porositur me tre gjëra: 1.të agjëroj tre ditë për çdo muaj, 2. Të falë dy reqat duha namaz, 3 të fal namazin e vitrit para se të shkoj të flejë’. Është pyetur Hz. Aisha se sa reqat ka flaur Duha Namaz? ‘Ajo ka thenë: ” I dërguari i Allahut ka falur 4 reqat , më pas ndonjëherë këtij numri i shtonte aq reqat sa dëshrironte.

Muhammedi a.s ka thenë: ” Allahu xh.sh i ka thënë : ” O biri i Ademit falë për Mua 4 reqat në fillim të ditës Unë do të ruaj tërë ditën.

Ummu Hana r.a thotë: ” Muhammedi a.s në ditën e çlirimit të Mekes hyri në dhomën time, u pastrua dhe fail 8 reqat Duha namaz reqatet i bëri të shkurtra por duke bërë ruqun dhe sexhden në regull.

Nëse falen 4 reqat e më tepër selam duhet të jepet në çdo dy reqat .


Nijeti i këtij namazi bëhet kështu: Nevejtu en usal-lijje lil-lahi teaala salated-duha, edaaen mustekbilel kibleti Allahu ekber.

Duha Namazi mundë të falet si në vetëmi poashtu edhe me xhemat, por më e pëlqyer është që ky namaz të falet vetmas, sepse me xhematë njeriu mund të fitoj kibër(mendjemadhësi).

Itbani r.a thotë: ” Më erdhi Muhammedi a.s së bashku me Ebu Bekrin , koha ishte kohë e drekës ne ishmi pas Muhammedit a.s , Muhammedi a.s , fali dy reqat duha namaz.

Dobija e Duha Namazit.

Kush regullisht falë duha namazin, i falen të gjitha gjunahet e vogla. Ebu Hurejra r.a transmeton një hadith , ku Muhammedi a.s ka thenë: ” Ai që falë Duha Namazin do ti falen të gjitha gjunahet e vogla, edhe sikurse ata të jenë sa shkuma e detit.

Për ata që falin Duha Namazin në xhennet do ti presin dhurata të veçanta. Ebu Hurejra r.a thotë se Muhammedi a.s ka thenë: ” Në xhennet ka një derë që quhet “DUHA”. Në Ditën e Gjykimit do tju thuhet , ku janë ata që kanë falur Duha namazin . Kjo është dera juaj, urdhëroni e hyni nëpër mjet kësaj dere në xhennet me mëshirën e Allahut.

Ebu Hurejra r.a thotë se: Muhamdi a.s ka thenë ” Kush falë 12 reqat duha namaz Allahu xh.sh do tja dhurojë në xhennet një bahçe prej ari.

Ebu Musa r.a transmeton një hadith ku Muhammedi a.s ka thenë: ” Kush falë 4 reqat duha namaz, Allahu xh.sh në xhennet do tja ndërtojë një shtëpi.

Dhuratat e veçanta për ata persona që falin duha namazin, janë radhitur në hadithin të cilin e transmeton Ebu Dherri r.a : Ai thotë se i Dërguari i Allahut xh.sh i ka thenë: ‘ O Ebu Dherr, nëse falë 2 reqat duha namaz nuk do të regjistrohesh në regjistrin e të pafatëshmive ,nëse falë 4 reqat duha namaz regjistrohesh në librin e të mirëve , nëse fal 6 reqat duha namaz atë ditë Allahu xh.sh do të mbrojë prej gjunaheve , nëse falë 8 reqat duha namaz , do të regjistrohesh në listen e të mëshiruarve , e nëse falë 10 apo 12 reqat duha namaz Allahu xh.sh do ta ndërtojë një shtëpi në xhennet.

Falja e 2 reqat duha namazit zëvendëson sadakanë(lëmoshën), ku njeriu obligohet që ta japë këte për çdo ditë. Muhammedi a.s në një hadith thotë: ” Në çdo mëngjes, për çdo pjesë të trupit tuaj duhet të jepni sadaka (lëmoshë), çdo tesbih (të thuash subhanallah), është sadaka, çdo tahmidë-falederim( të thuash elhamdulilah) është sadaka, çdo tehlil(të thuahs la ilahe ilall-llah) ,është sadaka. Të gjitha këto i zëvendëson 2 reqat duha namaz.

Ai që e falë naazin e sabahut me xhemat, më pas duke bërë dhikër pret kohën e duha namazit dhe e falë këtë ka shpërblim tek Allahu sikur të ketë kryer haxhin së bashku me umren.

Enes Ibn Maliku r.a thotë se Muhameid a.s ka thenë: ” Kush falë namazin e sabahut me xhematë , më pasë ulet duke përmendur Allahun xh.sh deri sa të lind djelli, e më pasë (pas lindjes së djellit), falë 2 reqat duha namaz , ka sevap sikur të ketë kryer haxhin sëbashku me umren.

Falja e 4 reqateve të duha namazit siguron mbrojtejn e Allahut xh.sh për atë ditë. Muhammedi a.s thtë se Allahu xh.sh ka thenë: ” O biri i Ademit falë për Mua 4 reqat në fillim të ditës Unë do të ruaj tërë ditën.

Në reqatet e duha namazit si zakonsisht lexohen suret e shkurtra , kjo shihet nga Ummu Han’ja ku thotë se asnjëher se kam parë Pejgamberin të falë kaq reqat të shkurtëra , por duke bërë , ruqun dhe sexhden si duhet. Si zakonshit lexohen suret e xhuzit të fundit , leximi i sureve të këtij namazi është në të kundërtën me leximin e sureve të cilat lexohen në namazin e natës, ku në këtë namaz lexohen suret e xhuzit të parë.

Qëllimi i shkurtimit të këtyre reqateve të duha namazit është në ate se ky namaz falet në kohën kur nejriu kohën duhet ta shfrytëzojë edhe për punë. Këtë më së miri e dine Allahu xh.sh !

Sipas haditheve të sipërrmendura shihet qartë vlera e faljes së këtij namazi, ku këto hadithe kanë për qëllim që të nxisin muslimanin që ai të orvatet e të falë këtë namaz që të përfitojë prej dobive të këtijë namazi.

Shejtani (mallkimi i Allhaut qoftë mbi të), mundohet që muslimanin ta vë në gjumë në kohën kur duhet të falet namazi i sabahut , kështu që ky, këtë namaz e falë pasi që lind djelli deri në në kohën e drekës, mirëpo duhet të dimë se kjo kohë nuk është kohë kur falet namazi i sabahut , por është koha kur duhet të falet namazi i duhasë.

KUJDES: Duhet patur parasysh se ky namaz, si dhe cdo namaz tjetër nafile nuk i zavendëson dhe nuk ka vler nëse lihen pas dore(nuk falen) namazet e pesë kohëve (namazet farze)

Lusim Allahun që të na mundësoj që së pari ti falim namazet të cilët i kemi farz e poashtu ti falim edhe namzet nafile (vullnetar) 

Transmetimet e Haditheve jan nga Muslimi Buhariu dhe Tirmidhiu.

Komentet

comments

WpCoderX