Jeta e muslimanit është në namazin e sabahut

Pasi fal nga namazi i natës aq sa i ka shkruar Allahu atij, ai ulet i përulur përpara Zotit të tij të Lartësuar me frikë dhe respekt duke i kërkuar falje Atij ashtu siç kërkon falje ai i cili është i bindur se është i humbur nëse Allahu nuk e fal atë dhe nuk e mëshiron. Pasi mbaron së kërkuari të falur dhe i ka mbetur edhe një pjesë e natës ai shtrihet në krahun e tij të djathtë, pasi e ka mbledhur veten e tij dhe ndihet i qetë dhe i fortë për të kryer obligimin në namazin e sabahut.Kur hyn koha ai ngrihet me vullnet të madh dhe i preokupuar, sikur gjithë natën e ka kaluar në gjumë, duke shpresuar që të arrijë diçka prej asaj që i ka ikur në namazin e sabahut.Pasi fal sunetet e sabahut me gëzim përmend Allahun e Lartësuar derisa të vijë koha e faljes së farzit. Kjo kohë me të vërtetë ka një vend të veçantë, e këtë e din ai i cili e ka ndjerë atë, gjithashtu ai e shpeshton duke thënë: Ja Haju Ja Kajumu la ilahe il-la ente (O Ti që je i gjallë e mbikqyrës, nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Teje); sepse ky dhikër ka një ndikim të çuditshëm.

Më pas ngrihet për të falur namazin e sabahut duke dashur të arrijë safin e parë nga e djathta e imamit apo menjëherë pas tij, e nëse nuk e arrin diçka të tillë bën të pamundurën që të jetë sa më pranë tij; sepse afërsia me imamin ka ndikim në fshehtësinë e namazit, si dhe afrimi pranë imamit ka ndikim të veçantë në namazin e sabahut. Këtë e kupton ai i cili kupton fjalën e Allahut të Lartësuar ku thotë:

أَقِمِ الصَّلاَةَ لِدُلُوكِ الشَّمْسِ إِلَى غَسَقِ اللَّيْلِ وَقُرْآنَ الْفَجْرِ إِنَّ قُرْآنَ الْفَجْرِ كَانَ مَشْهُوداً

Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri në errësirën e natës dhe duke bërë lutjen (namazin) e agimit. Vërtet, lutja e agimit është e dëshmuar” (Isra: 78).

Kanë thënë që këtë namaz e dëshmojnë Allahu i Lartësuar dhe melaiket e Tij.

Kanë thënë edhe se këtë namaz e dëshmojnë melaiket e ditës dhe të natës, sepse është momenti që zbresin melaiket e ditës të cilat zëvendësojnë melaiket e natës, si dhe momenti ku ngrihen melaiket e natës dhe mblidhen në namazin e sabahut; sepse ky namaz është ditari i parë i ditës dhe ditari i fundit i natës prandaj e dëshmojnë atë melaiket e ditës dhe të natës.

Për këtë janë argumentuar me hadithin që gjendet në Sahih nga hadithi i Zuhrit nga Ebi Seleme nga Ebi Hurejre se ka thënë: ka thënë i dërguari i Allahut –paqja dhe ndikimi i Allahut qoftë mbi të-:

فضلصلاةالجمععلىصلاةأحدكموحدهبخمسةوعشرينجزءاويجتمعملائكةالليلوالنهارفيصلاةالفجرواقرءواإنشئتم ( وقرآنالفجرإنقرآنالفجركانمشهودا )

Mirësia e namazit me xhemat ndaj namazit që falet vetëm është njëzet e pesë gradë, si dhe melaiket e natës dhe të ditës mblidhen në namazin e sabahut” thotë Ebu Hurejra: nëse dëshironi lexoni: “Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri në errësirën e natës dhe duke bërë lutjen (namazin) e agimit. Vërtet, lutja e agimit është i dëshmuar” (Isra: 78) transmeton Buhariu.

Ata që janë me mendimin e parë thanë: Kjo nuk e mohon atë që thamë që të jetë edhe Allahu i Lartësuar bashkë me melaiket e ditës dhe të natës që dëshmojnë namazin e sabahut, gjithashtu nuk është për qëllim dëshmia e përgjithshme sepse Allahu i Lartësuar është për çdo gjë dëshmues, por ajo qëështë për qëllim është dëshmia e veçantë e cila është dëshmia e prezantimit dhe afrimit që ka të bëjë me afrimin e Allahut dhe zbritjen e Tij në qiellin e dynjasë në pjesën e fundit të natës.

Transmeton Lejth ibn Sead se më ka treguar Zijadetu ibn Muhamed nga Muhamed ibn Keab el-Kurtubij nga Fadaletu ibn Ubejd el-Ensarij nga Ebi Derda nga i dërguari i Allahut –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- se ka thënë:

Vërtetë Allahu i Lartësuar zbret tri herë në pjesën e mbetur prej natës.Në zbritjen e parë hap Librin të cilin nuk e ka parë askush veç Tij, shkruan dhe fshinë në të ç’të dëshirojë.Më pas zbret herën e dytë nëxhentin Adën i cili është banimi Tij, në të ka çka syri nuk e ka parë e nuk i ka shkruar ndonjërit në mendje. Ai është vendi i Tij e në të nuk hyn përveç tri grupe njerëzish: pejgamberët, të sinqertit dhe dëshmorët, më pas Ai thotë: “Lum ai që do të hyjë tek ti”. Më pas zbret në qiellin e dynjasë me meaiket e Tij që shpërndahen dhe thotë: “Ngrihuni me krenarinë Tim”, vështron robërit e tij dhe thotë: “A ka kush më kërkon falje ta fal atë? A ka kush më kërkon diçka që t’ia jap atij? A ka kush më lutet mua t’i përgjigjem atij? Derisa të hyjë namazi i sabahut. Prandaj thotë Allahu i Lartësuar: “Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri në errësirën e natës dhe duke bërë lutjen (namazin) e agimit. Vërtet, lutja e agimit është e përcjellur” (Isra: 78) dhe e dëshmon Allahu i Lartësuar me melaiket e Tij, me melaiket e ditës dhe të natës[1].

Në këtë hadith trëgohet se zbritja e Allahut zgjat deri në namazin e sabahut, kështu që Allahu i Lartësuar dhe melaiket e Tij të ditës dhe të natës e dëshmojnë namazin e sabahut, dhe kjo është e veçantë vetëm për namazin e sabahut e jo për namazet e tjera si dhe kjo nuk bie ndesh me hadithet e tjera qe tregojnë se zbritja e Allahut zgjat deri në namazin e sabahut. Në disa transmetime ka ardhur se zbritja e Allahut zgjat deri në zbardhjen e sabahut që do të thotë deri në përhapjen e dritës.

Në një transmetim ka ardhur: “Derisa të zbardhet sabahu[2].

Në një transmetim tjetër ka ardhur: “Derisa të duket sabahu[3], kjo është dhe koha e sabahut, si dhe është argument në pëlqyeshmërinë e faljes së sabahut në kohën e parë të tij siç dhe ka vepruar i dërguari i ALlahut –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- dhe prijësit e drejtë pas tij.

Pejgamberi –paqja dhe nderimi i ALlahut qoftë mbi të- lexonte në namazin e sabahut gjshtëdhjetë deri në njëqind ajete, si dhe e zgjaste rukunë dhe sexhden, e kur e kryente namazin gratë nuk u dallonin nga errësira dhe kjo nuk mund të ndodhë vetëm nëse namazi i sabahut falet në kohën e saj të parë, kështu është namazi në kohën që Allahu ka zbritur ne qiellin e dynjasë dhe është edhe dëshmia e Tij të namazit të sabahut.

Megjithëse në disa haditheështë shprehur qartë që zbritja zgjat derisa të mbarojë namazi i sabahut. Transmeton imam Darekutni në librin e tij “Nuzulu Rabi teala ila semai dunja kule lejleh” nga hadithi i Muhamed ibn Amir nga Ebi Seleme nga Ebi Hurejre se i dërguari i Allahut –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- ka thënë:

ينزلاللهعزوجلكلليلةإلىالسماءالدنيالنصفالليلالآخرأولثلثالليلالآخرفيقولمنذاالذييدعونيفأستجيبلهمنذاالذييسألنيفأعطيهمنذاالذييستغفرنيفاغفرلهحتىيطلعالفجرأوينصرفالقارئمنصلاةالصبح

Zbret Allahu i Lartësuar në gjysmën e natës apo në një të tretën e fundit prej saj dhe thotë: “Kush më lutet që t’i përgjigjem? Kush kërkon prej Meje që t’ia jap? Kush kërkon falje që ta fal atë? Kështu derisa të hyjë sabahu apo të mbarojë namazi i sabahut[4].

E nëse vërtetohet dyshimi nga i dërguari i ALlahut –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- është i qartë në kuptimin dhe qëllimin që ka hadithi, e nëse nuk vërtetohet, por është prej dyshimit të transmetuesit a thatë parën apo të dytën e sqaruam më parë që nuk ka kundërshtim mes tyre dhe se hadithi i Lejth ibn Sead nga Muhamed ibn Zijade tregon se zbritja zgjat deri në namazin e sabahut, dhe se përmendja e hyrjes së sabahut është bërë sepse ajo është edhe koha kur ngrihet, siç e ka transmetuar Junus ibn Ebi Is’hak nga babai i tij nga el-Egar Ebi Muslim se ka thënë: dëshmoj se i dërguari i Allahut –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- ka thënë:

إناللهعزوجليمهلحتىإذاذهبثلثالليليهبطإلىهذهالسماء،ثمأمربأبوابالسماءففتحتففتحت،ثمقال : هلمنسائلفأعطيه،هلمنداعفأجيبه،هلمنمستغفرفأغفرله،هلمنمستغيثأغيثه،هلمنمضطرأكشفعنهضره،فلايزالكذلك،حتىيطلعالفجرفيكلليلةمنالدنيا،ثميصعدإلىالسماء

Allahu i Larësuar pret derisa të hyjë një e treta e fundit e natës atëherë zbret në qiellin e dynjasë dhe urdhëron që të happen dyert e qiellit e më pas thotë: “A ka kush më këekon që t’ia jap? A ka kush më lutet që t’i përgjigjem? A ka kush më kërkon falje që ta fal atë? A ka ndokush nevojë që t’ia heq hallin që ka?Dhe vazhdon kështu derisa të hyjë sabahu në çdo natë e më pas ngrihet në qiell”.

Darekutni thotë: shtoj në të Junus ibn Is’hak një shtesë të mirë. Qëllimi është për afrimin sa më pranë imamit dhe faljen e namazit në kohën e parë të saj.

Marrë nga libri “Tarikul Hixhretejn” të imam Ibn Kajim el-Xheuzije

(faqe: 386-389)

Përktheu: Abdurrahman Rama


[1] Imam Dhehebiu ka thënë në librin “Mizan el-I’tidal” (2/98): “Këto shtjellime të hadithit janë të refuzuara dhe nuk e ka transmetuar dikush tjetër por Zijades”.

[2] Transmeton imam Muslimi me numër: &58).

[3] Transmeton imam Ahmedi ne “Musnedin e tij” me numër: (4268) dhe e ka saktësuar Shejuab Arnauti.

[4] Transmeton imam Ahmedi në “Musnedin e tij” me numër: (10551) e ka saktësuar Shuajb Arnauti, por pa dyshimin.

www.sinqeriteti.com

Komentet

comments

WpCoderX