Jeta bashkëshortore gjatë ramazanit

Me të vërtetë, femra muslimane, nën hijen e mësimeve të drejta islame dhe udhëzimeve të tij të urta, jeton një jetë të ndershme, të mbushur me respekt dhe ndershmëri, që nga dita e parë e ardhjes se saj në këtë botë, duke vazhduar kështu në të gjitha etapat e jetës së saj, si vajzë, pastaj si nënë, si bashkëshorte, si motër. Ajo, në të gjitha këto periudha, ka të drejtat e saj të veçanta dhe gëzon meritat e saj plot respekt dhe ndershmëri.

Islami nxit në respektimin e femrës si bashkëshorte, duke e obliguar burrin me obligime ndaj saj, ashtu siç ajo ka obligime ndaj tij. Prej të drejtave të gruas në islam janë: mirësjellja ndaj tyre, bamirësia ndaj tyre, si në ushqim, ashtu edhe në veshmbathje; sjellja me butësi ndaj saj, të behet durim me ato, të trajtohen me respekt, ngase, në islam, njerëzit më të mirë janë ata, të cilët janë më të mirët me familjen e vet.

Shkëlqejnë rezet e muajit të ramazanit me një aromë dhe shkëlqim madhështor që ti jep jetës bashkëshortore me shumë ndriçim dhe shkëlqim si dhe për ta mënjanuar pluhurin e përçarjes dhe mosrespektimit, duke ua lehtësuar shqetësimet dhe brengat e jetës, momentin që afrohen zemrat dhe pastrohen shpirtrat del ky çift prej muajit të ramazanit me më shumë dashuri dhe harmoni.

Për të arrit këtë patjetër në këtë muaj të bekuar duhet ta japin maksimumin dhe ta respektojmë këtë muaj të bekuar, me hyrjen e këtij muaji  ndryshohet rutina e përditshmërisë dhe modeli i jetës duke nisur nga ndryshimi i orarit të gjumit e deri tek gjërat me të imta të jetës, ndodhë që me ndryshim e këtij modeli ndryshojnë edhe veset dhe tabiati i njeriut, gjë që kërkon nga bashkëshortët të përshtatën me situatën e re si dhe bashkëpunimi  për të kursyer kohë dhe rahati psikologjike ndaj palës tjetër në mënyrë që adhurimet t’i kryej në mënyrën më të mirë dhe më të përsosur.

Muaji i ramazanit na jep mësimet më të mëdha për zemërgjerësi, durim, urtësi, tolerancë dhe falje, qëllimi i agjërimit në fakt është vetë përmirësimi dhe kalitja  e moralit dhe përsosja  e shpirtit dhe zbutja e adeteve,  për këtë bashkëshortët duhet të kujdesën për harmonin shtëpiake, ti kontrollojnë sjelljet e tyre dhe të japin maksimumin që t’i bllokojnë shanset e mosmarrëveshjes, dhe të përpiqet me të pamundurën për të mënjanuar çdo keqkuptim ngase përndryshe kjo do të jetë në llogari të adhurimeve, sepse shejtani është tejet i kujdesshëm në këtë muaj që  çdo keqkuptim dhe mosmarrëveshje ta kultivon  dhe ekzagjeron që ta prish  kënaqësinë dhe ta hidhëton ëmbëlsinë e adhurimit.

Le të jetë moto e tyre fjala e të Dërguarit të All-llahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nëse dikush agjëron mos të fletë fjalë e të turpshme e ah mos të hidhërohet. Nëse dikush të shan apo të ngacmon (të sulmon), ti thuaj: Unë jam agjërueshëm. Unë jam agjërueshëm”.

Prej çështjeve që kanë ndikim të madh në rritjen e harmonisë dhe dashurin mes bashkëshortëve është të bashkohen në adhurim ndaj të Madhëruarit në këtë muaj të bekuar, ndoshta ndonjëri prej bashkëshortëve mund të jetë përtac në adhurim ngjatë pjesës së tjetër të vitit e vjen ramazani dhe e kompletojnë njëri tjetër, e në këtë mënyrë u jepet mundësia që në shtëpitë e tyre të krijojnë atmosferë dashuri dhe hareja, nën hijen e adhurimeve dhe bereqeteve të ibadeteve.

Prandaj është e preferuar për secilin prej bashkëshortëve  që ta nxitin njeri tjetrin në adhurim dhe ta ndihmojnë në këtë,  i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Nëse njeriu e zgjon familjen e tij  gjatë natës e më pas falen apo i falin dy rekate se bashku do të shkruhen prej njerëzve që e kanë përmendur All-llahun”.

Ramazani është mundësi e rëndësishme për të forcuar lidhjet farefisnore, dhe marrëdhëniet sociale me familjet e gruas, fqinjët duke i ftuar në iftare apo duke shkuar ne iftare.

Gjatë muajit të ramazanit familja më shume se gjashtëdhjetë herë takohet në tryezën e ushqimit që e bënë një rast të volitshëm që bashkëshortët ta shfrytëzojnë këto takime në forcimin e marrëdhënieve mes tyre, dhe familjeve tyre nëpërmjet dialogut dhe shkëmbimit të muhabetit si dhe diskutimi mbi problemet si dhe mënyra me elegante për zgjedhjen e tyre.
Prej çështjeve që duhet të merren parasysh nga gruaja është rregullimi i buxhetit familjar dhe marrja në konsideratë mundësit e harxhimit gjatë muajit të bekuar, ngaqë disa bashkëshorte kanë kërkesa të panumërta dhe kërkesat e tyre nuk përfundojnë gjë që e rendojnë buxhetin e familjes si dhe e fusin bashkëshortin në  probleme e telashe që e humbin ëmbëlsinë e adhurimit.

Është tepër e udhës që burri t’i ndihmojë bashkëshortes së tij në punët e shtëpisë si dhe kujdesin e familjes, të shpërndahen obligimet shtëpiake në mënyrë të drejtë,  për t’i siguruar kohë  për adhurim, e kjo assesi nuk konsiderohet poshtërim e as nënçmim për burrin përkundrazi kjo është moral i mirë dhe burrëri e vërtet. I Dërguari i All-llahut ka thënë: “Më i miri prej juve është ai i cili me së miri sillet me familjen e vet ,  ndërsa unë më së miri sillem me familjen time”.

Nuk është e udhës e as e hijshme që të gjitha përgjegjësit e shtëpisë dhe fëmijëve  t’i lihen gruas sepse gruaja është ajo e cila përgatit ushqimin, pastron, ajo është e cila kujdesët për fëmijët e vegjël, është ajo e cila e rregullon shtëpinë, është ajo…është ajo…. ndërsa burri është i përkushtuar në leximin e Kuranit, namazit dhe adhurimeve tjera.
Së fundi patjetër secili prej tyre duhet të sakrifikoj dhe të bëjnë kompromis për disa vepra, dhe të shpresojmë sevapin në çdo vepër dhe fjalë dhe ta shndërrojnë këtë muaj, muaj të ripërtëritjes së jetës martesore dhe muaj të adhurimeve, dashurisë dhe mëshirës.

Shkruan: Hoxhë Abdyl Fuga

www.sinqeriteti.com

Komentet

comments

WpCoderX