A është i lejuar itikafi për femrat?

Pyetje:

Selam Alejkum hoxhe i nderuar: A lejohet femra te shkoj ne itikaf, a kane shkuar grate e te pareve tane? Nese jo, atehere a lejohet te shkojme per ta ruajtur agjerimin? Allahu ju shperblefte me te mira.

Pyetje: Esselamu alejkum hoxhe i nderuar. Pyetja ime: Cila eshte dispozita e itikafit per femrat?

Përgjigje:

Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Itikafi është: Qëndrimi në xhami për një kohë të caktuar, pa dalur prej saj, me qëllim adhurimi për Allahun (azzevexhel).

Itikafi për femrat ka bazë në sheriatin Islam. Aisheja (radijallahuanha) ka qënduar në Itikaf gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Kështu është transmetuar edhe për disa gra të tjera të Pejgamberit (salallahualejhiveselem), si Hafsa dhe Zejnebi, dhe gra të tjera të sahabeve.

Por, për të qenë itikafi i lejuar për gratë, duhet të plotësohen dy kushte:

-Të bëhet me leje të bashkëshortit, dhe

-Të mos ketë në itikafin e saj fitneh (qoftë për veten e saj apo për burrat që qëndrojnë në itikaf).

Allahu e di më së miri.

Omer Bajrami

www.sinqeriteti.com

Komentet

comments

Comments are closed.

Scroll To Top